Lexoni edhe:
Çfarë ndodh nëse hani më shumë se 20 qershi?
Me shije të ëmbël dhe të këndshme, rrushi nuk duket si një ushqim me të vërtetë dietal. Por, duket se, thjesht, duke ngrënë disa kokrra rrushi në ditë, mund t'i humbni kilet e tepërta, bile-bile edhe ta përmirësoni performancën tuaj seksuale. Shkencëtarët kanë konstatuar se konsumimi i rrushit mund të ndihmojë në parandalimin e shtimit të peshës te personat e moshës së mesme.
Çfarë ndodh nëse hani më shumë se 20 qershi?Lexoni edhe:
Mjafton një shujtë (një grusht kokrrash rrushi) në ditë, që të arrihet ky efekt. Duket se përfitimet vijnë nga flavonoidet, përbërësit natyrorë të rrushit, të cilat e ulin shtypjen e gjakut dhe kolesterolin, duke e zvogëluar kështu rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Por, studimi i ri, sikur që thamë, për herë të parë tregon se rrushi është edhe një ushqim dietal, për humbjen e kileve të tepërta.
(Kosova Sot Online)