Lexoni edhe:
Paralajmërojnë për gjendje të rënda shëndetësore, nga çfarë sëmundje rriskoheni nëse ju ënjten gishtat
Kjo pemë, e pasur me vitamina C dhe me fitokemikate, forcon sistemin imun, rregullon metabolizmin parandalon zhvillimin e kancerit, sidomos atë të mushkërive dhe të zorrës së trashë. Grejpfruti është një bombë e vërtetë me vitamina dhe minerale - përmban kalcium, kalium, fosfor dhe është i pasur me vitamina A dhe C. Pos kësaj, parandalon infeksionet dhe ftohjet, pastron zorrët, që janë arsye për ta pasur në tavolinë. Kjo pemë përmban pektinë, i cili pakëson kolesterolin në gjak.
ZBUT GRIPIN DHE FTOHJEN
Studimet e fundit për grejpfrutin vërtetojnë se është shumë efikas në luftën kundër viruseve dhe baktereve, prandaj sugjerohet kundër gripit dhe ftohjeve. Lëngu i grejpfrutit të kuq përmban likopen dhe karotenoide, që ndikojnë kundër tumoreve.
PËRSHPEJTON METABOLIZMIN
Nëse e hani grejpfrutin lehtë do të humbni në peshë! Njerëzit që hanë gjysmë fryti në ditë para shujtave, brenda tre muajve mesatarisht humbin rreth 1,5 kilogramë. Përbërësit nga kjo pemë ndihmojnë në shkrirjen e yndyrave dhe stabilizimin e sheqerit në gjak. Marrë parasysh faktin se përmban edhe shumë fibra, më gjatë ju mban të ngopur dhe nuk do të keni nevojë për të grimcuar ushqime të tjera mes shujtave.
(Kosova Sot Online)