Lexoni edhe:
Ja pse nuk duhet ta fusim shalqirin në frigorifer
Ne nuk jemi mësuar saktësisht se si të urinojmë, por mënyra se si urinojmë, mund të sjell probleme shëndetësore, e kjo ndodh nëse nuk e zbrazni fshikëzën tuaj siç duhet.
Kjo përfshin një fshikëz tepër aktive, e cila ju bën të urinoni më shpesh dhe në këtë rast mund t’iu kap paniku nëse një tualet nuk është afër.
Ja pse nuk duhet ta fusim shalqirin në frigoriferLexoni edhe:
Gjinekologu Stergios Stelios Doumouchtsi, tha se gratë janë më të prirura ndaj problemeve me fshikëzën për shkak të anatomisë së tyre.
Uretra e tyre, pra tubi nëpër të cilin kalon urina është më i shkurtër, duke e bërë më të lehtë që mikrobet të lëvizin lart, shkruan The Sun.
“Gjithashtu të kesh uretrën më të shkurtër, nga pikëpamja biomekanike, ka një ndikim të madh në kontinencë. Nëse një grua ka një infeksion urinar ose mosmbajtje urinare, në krahasim me një burrë, ajo mund të ketë më shumë aksidente”, tha ai.
Ai tha se është e rëndësishme që gratë t’i kushtojnë vëmendje zakoneve të tyre të urinimit, për të parandaluar çrregullimet dhe për t’u siguruar që ato të trajtohen shpejt kur ato shfaqen dhe u shpreh se është e rëndësishme të shmangni fshirjen nga mbrapa përpara.
“Fshirja ndonjëherë mund të shkaktojë acarim të lëkurës shumë të ndjeshme. Ndonjëherë kur fshini, mbetjet e letrës higjienike mbeten aty, gjë që është më pak higjienike dhe mund të shkaktojë acarim dhe potencialisht infeksion, veçanërisht nëse këto mbetje qëndrojnë atje për orë të tëra”, ka thënë ai.
Një tjetër element i rëndësishëm sipas tij është që të mos mbahet urina.
“Nëse fshikëza nuk po zbrazet siç duhet, mund të shkaktojë stazë të urinës e njohur edhe si ndërprerje urinare”, ka thënë tutje ai.
(Kosova Sot Online)