Ul presionin e gjakut dhe zhbllokon arteriet, ja receta e pijes shëruese

  • E /
  • 01 August 2022 - 15:50
Ul presionin e gjakut dhe zhbllokon arteriet, ja receta e pijes shëruese

Hudhra është burim i vetive të forta antivirale, antiseptike dhe antibakteriale. Ajo është e pasur me fibra, mangan, vitaminë B6 dhe vitamina C.

Xhinxheri është i mbushur me antioksidantë të fuqishëm që lehtësojnë problemet e tretjes, zvogëlojnë dhimbjen, pastrojnë arteriet dhe nxisin shëndetin tuaj të përgjithshëm, transmeton shije.

Limoni balancon nivelet e pH, funksionon si detoksifikues për trupin tuaj, përmirëson shëndetin e lëkurës etj.

Përbërësit:

2l ujë,

4 limona,

4cm rrënjë xhinxheri,

4 thelpinj hudhër.

Përgatitja:

Limonin, xhinxherin dhe hudhrën i lani dhe i prisni në feta të holla.

Të gjithë përbërësit i fusni më pas në blender, në mënyrë që të përzihen më mirë.

Hidhni masën e krijuar në një enë me ujë dhe e lini enën në nxehtësi mesatare.

Pas disa minutash hiqeni atë nga nxehtësia dhe e lini të ftohet.

Pasi të jetë ftohur e lini në frigorifer. Konsumoni një gotë në mëngjes dhe një para se të shkoni për të fjetur!

Arteriet do të përmirësohen në një kohë rekord dhe yndyra që i bllokon ato do të zhduket. Gjithashtu presioni i gjakut do të stabilizohet, ndaj bëni mirë ta përgatisni sa më shpejt pijen nëse vuani nga këto dy gjëra!

(Kosova Sot Online)