Ja pse duhet të shmangni dushin e ftohtë në verë?
Dushi është një nga ato gjëra që do ta keni të vështirë ta ndryshoni nëse dikush përpiqet t’ju japë këshilla; disave e pëlqejnë të vakët, të tjerët hyjnë vetëm në ujë të nxehtë dhe disa madje kombinojnë ujin e nxehtë dhe të ftohtë gjatë dushit
Vapa e madhe, megjithatë, shpesh na detyron të bëjmë një dush të ftohtë në verë për t’u freskuar sa më shumë.
Sipas ekspertëve, dushi me ujë të nxehtë do të na ngrohë edhe më shumë. Pa marrë parasysh se sa shumë ju pëlqen një banjë e nxehtë, e cila njëkohësisht relakson muskujt dhe ul tensionin, ajo ka një efekt kundërproduktiv në verë, sepse ngroh trupin tonë shtesë.
Uji i ftohtë do të zvogëlojë qarkullimin e gjakut në lëkurë, duke mos ulur aspak temperaturën e trupit. Kur bëni dush, do të ndiheni të freskët dhe të lehtësuar, por pas vetëm disa minutash mund të ndiheni edhe më të nxehtë se para dushit.
Po kështu, zhytja në ujë të ftohtë akull mund të shkaktojë tronditje dhe reagime të shumta; nga hiperventilimi tek ataku në zemër. Prandaj është më mirë të bëni një dush të vakët në ditët e verës.
Temperatura ideale e ujit atëherë do të ishte rreth 37 gradë, ashtu si temperatura e trupit tuaj. Gjithashtu, dushi me ujë të ftohtë, ashtu si dushi me ujë të nxehtë, ka avantazhet dhe disavantazhet e tij, ndaj alternativa më e mirë është t’i përmbahemi mesatares së artë, jo vetëm në verë, por gjatë gjithë vitit.
“Uji më i freskët është i mirë nëse djersitni shumë kur jashtë është nxehtë”, tha Abha Gulati, dermatologe në Klinikën Dermatologjike Harley Street.
“Sigurohuni që të bëni një dush pak më të gjatë për t’u siguruar që temperatura e trupit tuaj është mjaft e ulët për të ndaluar djersitjen,” shtoi ajo.
(Kosova Sot Online)