Lexoni edhe:
Disa metoda natyrale se si t’i largoni insektet nga shtëpia
Mëngjesi është një vakt shumë i rëndësishëm. Marrja e kafesë në mëngjes ofron një sërë përfitimesh përveç faktit që bën të ndiheni energjik.
Kafeja përmban shumë përbërës dhe antioksidantë që stimulojnë shëndetin.
Nëse qëllimi juaj është një zorrë e shëndetshme, atëherë mund ta zëvendësoni kafen me një filxhan çaj.
Disa metoda natyrale se si t’i largoni insektet nga shtëpiaLexoni edhe:
Si ndikon çaji në zorrë.
Nëse provoni çajin jeshil ose xhenxhefili, do të jeni në gjendje të korrni përfitimet shëndetësore që shkojnë përtej kafesë.
Për shembull, gjethet e çajit jeshil përmbajnë antioksidantin L-theanine, për të cilin hulumtimet kanë treguar se mund të ketë veti neuro-protektive, duke reduktuar rrezikun e demencës dhe gjithashtu ndihmon në përmirësimin e kujtesës, vëmendjes dhe funksionit ekzekutiv.
Dhe ndërsa kafeja është gjithashtu e pasur me antioksidantë, ajo nuk përmban L-theanine.
Përveç kësaj, çaji i xhenxhefilit mund të ketë një efekt veçanërisht qetësues në zorrët tuaja. Xhenxhefili ndihmon në lehtësimin e dispepsit, kështu që një filxhan çaj xhenxhefili mund të ketë një efekt qetësues për gazrat, sindromën e zorrës së irrituar dhe shqetësimin e përgjithshëm.
(Kosova Sot Online)