Shumica e njerëzve e bën këtë gabim kur ha mollë: E hidhni pjesën më të shëndetshme!

  • E.k /
  • 26 August 2022 - 21:49
Shumica e njerëzve e bën këtë gabim kur ha mollë: E hidhni pjesën më të shëndetshme!

Pjesën më të mirë të baktereve të dobishme të cilat gjenden në mollë shumica e njerëzve e hedh në kontejner mbeturinash, thonë shkencëtarët.

Në të vërtetë, hulumtuesit e Universitetit Teknologjik në Grace, Austri,  kanë testuar kërcellin, bërthamën, farat dhe lëvoren e mollëve organike dhe mollëve të blera.

Rezultati ka treguar se bërthama dhe farat e mollëve përmbajnë baktere të dobishme, ndërkaq ato shumica i hedhin.

Bërthamat, veç tjerash, përmbajnë edhe laktobacile – baktere të cilat gjenden në probiotikë.

Mirëpo, edhe pse mollët organike dhe mollët e marketeve kanë përafërsisht sasi të njëjtë bakteresh të mira, ato organike megjithatë kanë dukshëm sasi më të llojllojshme, më të barabartë dhe më të ndryshme të bashkësive bakteriale dhe efekte më efikase shëndetësore për konsumatorët.

Në pikëpamje të shëndetit të zorrëve tona, ende nuk e dimë se a është sasia më e madhe e baktereve më e përshtatshme.

“Ky është studim interesant i cili, shpresojmë që do të na orientojnë në hulumtim më të hollësishëm të pjesëve të ushqimit të cilat zakonisht e kemi shprehi t’i hedhim”, thotë dr. Jennifer Ashton.

(Kosova Sot Online)