Lexoni edhe:
Kjo është formula, ja si t’i ruani mollët e freskëta
Migrena është forma më e shpeshtë e kokëdhembjes. Secili i gjashti person në botë vuan nga kjo dhembje e kokës. Dhembja e cila manifestohet zakonisht në njërën gjysmë të kokës, shoqërohet me ndjeshmëri ndaj dritës, zhurmës e aromës, përcillet me mundim lukthi e vjellje, zgjat prej 4 orë deri në 3 ditë, paraqet një problem serioz dhe e ul dukshëm cilësinë e jetës së njerëzve që vuajnë nga ajo.
Migrena nuk ka mundësi të shërohet dhe zhduket plotësisht, mirëpo ekziston mundësia që përmes modifikimit të mënyrës së jetesës dhe të ushqimit, shpeshtësia dhe intensiteti i dhembjes të pakësohen në përmasa të pranueshme.
Kjo është formula, ja si t’i ruani mollët e freskëtaLexoni edhe:
Faktorët të cilët duhen pasur kujdes janë:
- gjumi i rregullt dhe me kohëzgjatje të përshtatshme për çdo person
- ushqimi i rregullt dhe shmangia e urisë së gjatë
- shmangia e përdorimit të verës së kuqe
- moskonsumimi i produkteve me përmbajtje acidike (limon, portokall, turshi)
- shmagia e ushqimeve të skarës
- mosmbajtja e mishit të kuq për kohë të gjatë në ngrirëse të thellë
- menaxhimi i stresit psikologjik dhe i ngarkesës fizike
Në rastet e dhembjeve të përditshme apo të shpeshta, duhet pasur parasysh që analgjetiku nuk është e vetmja zgjidhje. Adresoni neurologun për të diskutuar metodat e terapisë mbrojtëse afatgjatë.
(Kosova Sot Online)