Shmangni vdekjen e parakohshme duke pirë këtë çaj

  • E /
  • 02 September 2022 - 14:29
Shmangni vdekjen e parakohshme duke pirë këtë çaj

Pirja e çajit të zi lidhet me një rrezik të reduktuar të vdekjes së parakohshme, tregon një studim i ri shkencor amerikan. Reduktimi i rrezikut është më i madh për ata që pinë dy ose më shumë filxhanë çaj të zi në ditë.

Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Maki Inoue-Choi i Divizionit të Epidemiologjisë dhe Gjenetikës së Kancerit në Institutin Kombëtar të Kancerit në SHBA, i cili bëri publikimin përkatës në revistën mjekësore amerikane “Annals of Internal Medicine”, analizuan të dhënat për rreth gjysmë milioni, persona nga mosha 40 – 69 vjeç, prej të cilëve 85% pinin çaj rregullisht dhe, prej tyre, 89% çaj të zi.

Krahasuar me ata që nuk pinin fare çaj, ata që pinin të paktën dy filxhanë çaj të zi në ditë kishin një rrezik më të ulët të vdekjes, 9% – 13%. Ulja e rrezikut ishte e vërtetë pavarësisht nëse dikush pinte kafe në të njëjtën kohë, i shtonte sheqer ose qumësht çajit, e pinte të nxehtë apo të ftohtë etj.

Çaji është një nga pijet më të konsumuara në mbarë botën. Studimet e mëparshme kanë lidhur çajin jeshil me vdekshmërinë më të ulët të parakohshme, por hulumtimi i ri tregon se çaji i zi gjithashtu ofron një përfitim

(Kosova Sot Online)