Lexoni edhe:
Sa shpesh duhet të bëni dashuri, për të përmirësuar shëndetin tuaj
Është një zakon që e ndjekin shumë njerëz por mjekët nuk e rekomandojnë pirjen e kafesë sapo zgjoheni. Dr Karan Raj, u shfaq në Morning Live të BBC-së ku u kërkoi njerëzve që të ndalonin pirjen e kafesë sapo të zgjoheshin. “Mos pini kafe në mëngjes për t’u zgjuar”, tha ai.
“Trupi juaj ju zgjon natyrshëm me kortizol, ju merrni një rritje të kortizolit në mëngjes. Pijeni kafenë më vonë, kur nivelet e kortizolit dhe nivelet tuaja të energjisë ulen, në mënyrë që të merrni një rritje të kafeinës atëherë dhe do të jetë më mirë.”, shtoi më tej doktori.
Sa shpesh duhet të bëni dashuri, për të përmirësuar shëndetin tuajLexoni edhe:
Duke folur për tre gabimet që bëni në mëngjes, përveç kafesë, ai thotë se nuk duhet ta shtyni asnjëherë alarmin dhe ta kontrolloni telefonin sapo zgjoheni. “Ju shtypni butonin “Snooze”. Kjo e bind trupin tuaj se po hyni në një cikël tjetër gjumi, duke bërë që të lironi hormone që nxisin gjumin.
“Pastaj kur ngriheni nga shtrati, ndiheni të lodhur për orë të tjera.”, tha ai duke shtuar se gjithashtu është gabim të kontrolloni telefonin sapo zgjoheni.
(Kosova Sot Online)