Lexoni edhe:
Pse pellgjet me baltë janë të shëndetshme për fëmijët?
Një erë e pakëndshme nga goja gjatë gromësimës, mund të jetë një shenjë e një sëmundjeje të rrezikshme.
Era e keqe e gojës shfaqet mjaft shpesh, ndonjëherë shkaku është ngrënia e ushqimeve aromatike, si hudhra, e ndonjëherë kjo dukuri shfaq ankesa të tjera madje edhe sëmundje.
Pse pellgjet me baltë janë të shëndetshme për fëmijët?Lexoni edhe:
I tillë, për shembull, është inflamacioni i mishrave të dhëmbëve, i cili karakterizohet nga grumbullimi i baktereve nën bashkimin e dhëmbëve dhe gingivës dhe çon në një erë të fortë të pakëndshme.
Megjithatë, nëse vëreni se pas gromësirës përhapet një erë e pakëndshme dhe nëse i ngjan erës së vezëve të kalbura, këshillohet të kontrolloni shëndetin e lukthit. Gromësima është përndryshe një fenomen normal dhe i padëmshëm – trupi lëshon gazra të tepërta nga trakti i sipërm tretës.
Këto gazra prodhohen gjatë dekompozimit të ushqimit dhe njëri prej tyre është sulfuri i hidrogjenit. Edhe sasia më e vogël e saj lëshon erën e vezëve të kalbura dhe nuk është e pazakontë ta nuhasni ndonjëherë.
Megjithatë, nëse shpeshherë mund të nuhatet era, kjo është një shenjë serioze se një sëmundje mund të zhvillohet në trup. Është e mundur që të jetë një infeksion me baktere të tilla si Helicobacter pylori, sindroma e zorrës së irrituar ose refluksi gastroezofageal – kthimi i acidit nga lukthi në ezofag.
Ky fenomen sjell rrezikun e inflamacionit të mukozës së ezofagut, e për pasojë edhe të kancerit, ndaj sigurohuni që të konsultoheni me mjekun për të hequr çdo dyshim.
(Kosova Sot Online)