Ilaçet natyrale, që mposhtin kollën e thatë

  • 06 January 2016 - 15:25
Ilaçet natyrale, që mposhtin kollën e thatë

Nëse ju sulmon kolla e thatë dhe irrituese, sidomos gjatë natës, ndoshta në dhomën tuaj nuk ka lagështi të mjaftueshme. Për të parandaluar shfaqjen e kollës së mërzitshme, mund t’i provoni edhe disa porosi dhe këshilla të ekspertëve

Qumështi

Image

Personat, të cilëve qumështi u shton formimin e mukozës për kollë, do të duhej ta kufizojnë konsumimin e tij. Nga ana tjetër, qumështi me mjaltë disa personave u ndihmon, që gjatë ftohjes të kolliten më lehtë dhe pikërisht këta persona nuk kanë pse ta përjashtojnë qumështin nga përdorimi.

Kompresat

Image

Te kolla e thatë dhe irrituese ndihmon edhe kur gjoksin e lyeni me vaj ulliri, e mbuloni me një shami apo leckë, apo edhe me një peshqir prej pambuku. Ndihmon edhe termofori me ujë të ngrohtë ose jastëku elektrik, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Lëngjet

Image

Pini sasi të konsiderueshme të lëngjeve, kjo për faktin se ndihmojnë që ilaçet kundër kollës të veprojnë më shpejt dhe më fort. Po ashtu, lëngjet ndikojnë që edhe ilaçet kundër temperaturës të ndikojnë më fort.

Ilaçet

Image

Nëse merrni preparate kundër kollës, sasinë e fundit duhet ta merrni më së voni dy orë para gjumit. Në të kundërtën, sulmet e kollës në masë të madhe do ta çrregullojnë gjumin tuaj.

Kombinimet

Image

Mos përdorni njëkohësisht ilaçet që nxitin heqjen e mukozës bronkiale prej rrugëve të frymëmarrjes, si dhe ilaçet, që suprimojnë kollën e thatë me dhimbje.

Çaji

Image

Sugjerohen përzierjet bimore, që përmbajnë gjethe delli, trumzë, rrënjë jamballi dhe ngjashëm. Prej këtyre bimëve, në kombinim me mjaltë apo me vitamina C, shpeshherë përgatiten edhe shurupet. Shurupi nga gjethe delli është i dobishëm për kollën e thatë, ndërsa që ekstraktet e dredhkës nxitin hedhjen e mukozës. Po ashtu, në shtëpi mund të përgatisni preparat kundër kollës, nëse copëtoni qepën, e lyeni me mjaltë dhe me një lugë e pini lëngun.

(Kosova Sot)