Çokollata franceze me spec djegës fiton popullaritet
Në panairin vjetor të çokollatës në Paris, pasi pastiçieri francez Damien Vidal gjen gjithnjë një mënyrë të suprizojë publikun.
Ëmbëlsira e radhës këtë herë mundë të cilësohet si mjaft e veçantë. Përveç përbërësve tradicionalë si mjedra, Cassis një liker i ëmbël dhe frutat e pasionit, çokollatat e tij në formë mermeri “Bille en tete” emri i së cilës vjen nga një lojë franceze, janë të aromatizuara me Carolina Reaper, spec djegës më i nxehtë në botë sipas rekordeve botërore Guinness
Dy turistë japonezë dhe vizitorë të tjerë në panairin e çokollatës provuan topthat prej çokollate që edhe pse ishin shumë djegëse nuk i refuzuan. Sipas tyre, kjo ishte ëmbëlsira më e mirë që kishin provuar ndonjëherë.
“Edhe e ëmbël edhe pikante. Brenda nuk është shumë djegëse por shijen e ka fantastike. Ky kombinim me çokollatën është shumë i mirë”.
Vidal, një pastiçer i vlerësuar me çmime, i cili ka punuar në restorantet kryesore pariziane dhe ishte i ftuar si “talent i ri” në panairin e çokollatës në Paris, dhe u shpreh se kombinimi i këtyre të dyjave mes të ëmblës dhe pikantes ishte pikërisht ajo që ai kërkonte.
(Kosova Sot Online)