Përzieni vajin e ullirit në gojë dhe përcillni ndryshimet
P ërzierja e vajit të ullirit në gojë sipas ekspertëve është e shëndetshme kundër trombozës, artrozës, paralizës, të thatit në lukth, sëmundjeve të fermave, por edhe te dhimbjet e përditshme që përcjellin njeriun çdo ditë, si dhimbjet e kokës, të dhëmbit apo te bronkitisi. Për më shumë, kjo metodë është e hatashme kundër tumoreve, ngërçeve dhe sëmundjet e nervave, e aleat juaji mund të jetë edhe te inflamacionet në tru dhe sëmundjet e gjakut.
Mirëpo, kujdes, jo secili lloj i vajit është për përzierje, ju nevojitet një lugë e supës me vaj ulliri, lulediellit ose e susamit që ngadalë përzihet në sipërfaqen e gojës për 20 minuta. Këtë qasje të re të shërimit e ka prezantuar dr. F. Karach në kongresin e onkologëve dhe kardiologëve. Këtu bëhet fjalë për përzierjen e llojeve të përmendura të vajit, e përmes kësaj metode eliminohen të gjitha helmet. Nëse e keni mbajtur në gojë për sasinë e caktuar, kur ta pështyni pas 20 minutave, vaji do të marrë ngjyrë të bardhë të ngjashme me qumështin, e pasi ta keni hequr nga goja, gojën duhet ta shpëlani me ujë të ngrohtë, brushë dhe pastë të dhëmbëve.
(Kosova Sot Online)