Receta për supën nga kungulli, për ta kaluar vjeshtën me organizëm të fortë
Vjeshta është stinë që vjen me shumë ushqime të shëndetshme, e një prej tyre është kungulli. Shfrytëzojeni sezonin dhe përgatiteni supën, që mbron nga viruset dhe ftohjet.
PËRBËRËSIT PËR SUPËN ME KUNGULL
- 40 dag kungull - 1 lugë e madhe gjalpë - 1.5 litra bazën e supës - 1 qepë - erëza (kripë, piper, arrëmyshku...)
PËRGATITJA E SUPËS:
1. Imët copëtoni qepën, e kungullin në pjesë të imëta. 2. Tretni gjalpin në enë për zierje dhe hidhni qepën. E shtypni për 5 deri 8 minuta, derisa të marrë ngjyrë të verdhë dhe të zbutet. Rregullisht e përzieni. 3. Shtoni kungullin, erëzoni me kripë dhe piper,e sipas dëshirës shtoni arrëmyshkun. E përzieni edhe për 2-3 minuta. Shtoni bazën e supës dhe e zieni derisa kungulli të jetë zbutur, e vloni edhe për 1 minutë dhe e hiqni nga zjarri. 5. Supën më pas e hidhni në blender. 6. Supa për nga dukja ndoshta nuk duket aq e përsosur dhe kompakte, por shijen nuk e humb aspak. Do t'ju pëlqejë, do t'ju mbrojë prej viruseve dhe ftohjeve të vjeshtës.
(Kosova Sot Online)