Lexoni edhe:
'Vallzo zemër' kënga më e re nga Ledi Shengjergji & Alban Jashari
Sëmundjet e zemrës janë shkasi kryesor i vdekjeve, si te femrat po ashtu edhe te meshkujt, thuhet nga “Centers for Disease Control and Prevention”. Në fakt, në Amerikë, çdo 43 sekonda një person pëson sulm në zemër. Pra, cili është faktori kryesor i rrezikut për sëmundje të zemrës? Kolesteroli i lartë dhe shtypja e lartë e gjakut. Duke e ulur nivelin e kolesterolit dhe duke e mbajtur në normale shtypjen e gjakut, mund të ndihmoni në masë të madhe për reduktimin e mundësive për të pësuar sulm në zemër dhe sulm në tru.
Nëse ushtroni rregullisht dhe përcaktoheni për jetë të shëndetshme, përfshirë edhe ushqimin, atëherë bëni shumë që edhe kolesterolin edhe shtypjen e gjakut ta mbani nën kontroll. Në fakt, nevojitet shumë përkushtim dhe disiplinë për ta kthyer jetën për 180 shkallë. Pos këshillave nga sipër, ekziston edhe një përgatitje që mund ta përdorni në bazë të rregullt që mundëson kolesterolin në nivel dhe shtypjen e gjakut po ashtu. Përbërësit e përdorur janë të mbushur me antioksidues dhe kanë substanca kundër inflamacioneve.
'Vallzo zemër' kënga më e re nga Ledi Shengjergji & Alban Jashari Lexoni edhe:
Në vijim ju paraqesim recetën dhe këshillat si ta kontrolloni kolesterolin dhe shtypjen e lartë të gjakut.
Përbërësit:
1 thelb hudhre të shtypur;
1/2 e lugës xhenxhefil të shtypur;
1/2 e limonit të shtrydhur;
1 lugë mjaltë organik;
1 lugë uthull molle.
Procedura:
1. Duke përdorur blenderin, përzieni përbërësit derisa përbërja të jetë e butë.
2. Transferoni në një kavanoz të pastër me kapak. E vendosni në frigorifer.
Siç po e shikoni, është shumë e thjeshtë ta përgatisni një ilaç si ky, dhe është kaq i mirë në uljen e kolesterolit dhe shtypjes së lartë të gjakut. Para shujtave, merreni gjysmë luge të ilaçit. Vazhdoni ta konsumoni këtë ilaç derisa përfundimisht të jeni të lumtur me rezultatet. Hudhra njihet fare mirë për efektin e saj në reduktimin e kolesterolit të keq si dhe në hollimin e gjakut. Hudhra po ashtu njihet për zvogëlimin e mundësive për formimin e droçkave në gjak, sulmin në zemër dhe pikën në tru. Xhenxhefili po ashtu është një bimë e hatashme që lufton inflamacionet, parandalon depërtimin e kolesterolit në pjesën e brendshme të artereve. Mjalti është një antioksidues i fuqishëm, pos se ul kolesterolin, po ashtu ul edhe sasinë e sheqerit në gjak, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Po ashtu, uthulla e mollës është e mrekullueshme në reduktimin e kolesterolit të keq dhe sheqerin në gjak. Kombinoni edhe këto këshilla së bashku me ilaçin:
1. Merruni me ushtrime aerobike, së paku 30 minuta në ditë, jo më pak se 5 herë në ditë.
2. Hani shumë pemë dhe perime.
3. Kohë pas kohe hani çokollatë të zezë.
4. Luftoni stresin dhe relaksohuni.
5. Mos pini cigare.
(Kosova Sot Online)