Pema çudibërëse: vetëm një e tillë në ditë dhe shëndeti lulëzon

  • E.K /
  • 24 November 2022 - 11:32
Pema çudibërëse: vetëm një e tillë në ditë dhe shëndeti lulëzon

A e keni ditur se nën lëvoren e trashë të grepfrutit të kuq fshihet burimi i vërtetë i shëndetit? Konsumoni vetëm një në ditë, sepse parandalon zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, kanë konstatuar shkencëtarët në Izrael, pas studimit me grupin e pacientëve të sëmurë nga sëmundjet e zemrës. Njëkohësisht rregullon edhe kolesterolin e keq. Është interesant se organizmi i tyre më herët nuk kishte reaguar në ilaçet për uljen e kolesterolit me bazë statinet, por pas marrjes së gerjpfrutit të kuq kolesteroli ishte ulur.

Studimi tjetër ka treguar se konsumimi i grejpfrutit të kuq pakëson sasinë e yndyrës në gjak, e sidomos trigliceridet, që nuk është rast i ngjashëm edhe kur konsumohet grejpfruti i verdhë. Shkencëtarët besojnë se përgjegjës për një rezultat të tillë janë antioksiduesit, me të cilat ky fryt është tepër i pasur, por konstatojnë se grejpfruti i kuq përmban edhe disa përbërës kimikë, tashmë të panjohur, të cilët ndikojnë në pakësimin e triglicerideve.

(Kosova Sot Online)