![Konsumimi i këtij ushqimi mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës](/uploads/kosova-sot/images/2021/May/01/200x200_ushqimmengjesir11619858008.jpg)
Portokalli i artë në shërbim të shëndetit
![Portokalli i artë në shërbim të shëndetit](/uploads/kosova-sot/images/2022/November/28/auto_auto_07porto15100567211669632050.jpg)
Me siguri se deri më tani keni vërejtur pemët që kujtojnë në portokaj ovalë? Këto janë pemët "kumquats", agrume të llojit të vet. Pos se janë të shijshme, janë edhe shumë të shëndetshme.
FORCOJNË IMUNITETIN
Kjo pemë është burim fenomenal për vitamina C, përmban plot 43,9 miligramë në 100 gr, që është 73 për qind e sasisë ditore të preferuar. Pasi përmbajnë shumë vitamina C, forcojnë imunitetin, mbrojnë nga ftohjet dhe infeksionet tjera.
MBROJNË NGA DIABETI
Pasi përmban antioksidues dhe aminoacide omega-6 dhe omega3 si dhe fibra, kjo pemë është e shkëlqyeshme për mbrojtje nga diabeti, tipi 2.
(Kosova Sot Online)