Supa dietale: minus 5 kg për një javë
Për të humbur në peshë për një javë, mund t'ju ndihmojë kjo supë dietale. Përbërësit për përgatitje: 6 kokë qepë, disa domate, 1 lakër, 2 speca të gjelbër, selino, 1 kubëz supë. Perimet i copëtoni, shtoni ujë, kripë dhe piper. I vloni për 10 minuta, e më zvogëloni temperaturën derisa perimet të zbuten. Gjatë dietës mos konsumoni sheqer, alkool, ushqim të shpejtë, bukë, pije të gazuara.
Dita e parë: Një pjatë supë dhe pemë, jo banane. Mund të pini çaj, kafe dhe ujë.
Dita e dytë: Supë dhe perime të gjelbra. Nuk mund të hani misër, bizele të gjelbër dhe fasule. Për darkë, patate të pjekur me vaj bimor.
Dita e tretë: Supë, pemë dhe perime, por pa patate.
Dita e katërt: Supë, pemë e perime, përfshirë banane dhe qumësht me përqindje të ulët të yndyrës.
Dita e pestë: Supë, mish të zier dhe domate. Dita e gjashtë: Supë, mish të zier dhe perime.
Dita e shtatë: Një pjatë supë, oriz të zier me perime, lëng pemësh.
(Kosova Sot Online)