Ushqimet e fuqishme që ulin tensionin e lartë të gjakut

  • A.P /
  • 06 December 2022 - 14:48
Ushqimet e fuqishme që ulin tensionin e lartë të gjakut

Shtypja e lartë e gjakut mund të nxitë probleme serioze shëndetësore, nëse nuk e kontrolloni rregullisht, nuk merrni terapinë apo nuk ndryshoni mënyrën se si ushqeheni dhe stilin e jetës. Shtypja e lartë e gjakut shkakton bllokimin e arterieve dhe vështirëson qarkullimin e gjakut që mund të shkaktojë sulm në zemër.

 

Nëse vuani nga hipertensioni, nevojitet të ndryshoni disa shprehi të caktuara jetësore si rregullimi i peshës, ushtrimet e rregullta, zvogëlimi i konsumimit të kripës dhe shmangia e alkoolit. Mirëpo, ekspertët sidomos porosisin të konsumoni ushqime të pasura me kalium. Kaliumi nxit qetësimin e shtypjes së gjakut duke ekuilibruar efektin negativë të kripës në organizëm. Veshkat kontrollojnë presionin dhe rregullojnë nivelin e lëngjeve që mbeten në organizëm. Personave që vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut ekspertët ju sugjerojnë tri ushqime që janë të pasura me kalium: avokado, panxhari dhe soja e gjelbër.

(Kosova Sot Online)