Lexoni edhe:
Sibel Can do të fitojë 2.5 milionë brenda natës!
Hulumtimet kanë treguar se disa erëza posedojnë substanca të forta kundër mikrobeve, baktereve dhe viruseve. Në mënyrë që gjatë këtij dimri të mbeteni të shëndoshë, nxitni forcimin e sistemit imun, e për këtë ju ndihmojnë erëzat që ju mbrojnë nga gripi dhe viruset
Sibel Can do të fitojë 2.5 milionë brenda natës!Lexoni edhe:
HUDHRA
Edhe pse ndoshta nuk ka aromë aq të këndshme, gjithsesi se duhet ta aplikoni në ushqimin e përditshëm. Anashkaloni suplementet e hudhrës, sepse ai natyral është më i shëndetshëm, më i sigurt dhe më i shijshëm.
XHENXHEFILI
Është një nga erëzat më të preferuara në kuzhinat botërore. Hulumtime të shumta kanë treguar se xhenxhefili nxit shëndetin e organizmit në përgjithësi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, e substancat e tij kundër viruseve dhe mikrobeve ju mbajnë të shëndetshëm midis gripit dhe ftohjeve.
MENTA
Është burim natyral i mentolit, prandaj çaji nga menta ndihmon te sinuset e bllokuara dhe pezmatimi i fytit. Konsumimi i përditshëm i çajit forcon sistemin imun, e hulumtimet kanë vërtetuar se çaji nga menta ndihmon në uljen dhe rregullimin e temperaturës së trupit.
(Kosova Sot Online)