Ushqimet që dëmtojnë dhëmbët
Nuk ka person që nuk dëshiron të ketë një buzëqeshje me shkëlqim, por nuk do ta keni nëse i konsumoni këto ushqime.
KEKSËT
Kush do ta mendonte se keksët janë midis fajtorëve për ngjyrën që marrin dhëmbët? Shumë keksë të prodhuar nga karbohidratet e rafinuara, që shndërrohen në sheqer bëhen ushqim për bakteret që ngjyrosin dhëmbët.
TRANGUJT TURSHI
Lajm i keq për të gjithë ata që adhurojnë shijen e hidhur. Pikërisht thartira mund ta dëmtojë smaltin dhe të shkaktojë ndryshimin në ngjyrën e dhëmbëve.
KAFJA DHE ÇAJI
Adhuruesit e kafesë dhe çajit mund të përfundojnë me dhëmbë të verdhë, e kjo sidomos nëse dikush e tepron me këto dy pije.
(Kosova Sot Online)