Këshilla të ekspertëve për bark të rrafshët

  • E.k /
  • 10 December 2022 - 14:22
Këshilla të ekspertëve për bark të rrafshët

Ekspertët dhe nutricistët sjellin disa këshilla si të keni bark të rrafshët dhe linja për lakmi.

KUJDES KUR HANI USHQIMIN

Ekspertët sugjerojnë që ushqimin ta konsumoni kur jashtë bën drita. Sipas tyre, sistemi i tretjes është më mirë i programuar që të punojë gjatë ditës sesa gjatë natës, kur sistemi për tretje është më i ngadalshëm, prandaj vjen deri te mbipesha.

MOS FLINI PAS SHUJTAVE

Ekspertët këshillojnë që së paku dy orë e gjysmë pas shujtave mos të flini. Kjo pasi enzimat që lëvizin sistemin tretës gjatë natës punojnë më ngadalë. Kjo do të thotë se mund të keni telashe me tretjen, se mund të keni telashe me gazrat dhe me fryrje.

KRIJONI HAPËSIRË MIDIS SHUJTAVE

Nutricistët sugjerojnë që koha e ushqimit ka rëndësi, madje më rëndësi se çfarë hani. Nutricistët po ashtu këshillojnë që mos t'i numëroni kaloritë. Ata këshillojnë që midis darkës dhe kafjallit të ketë një hapësirë prej 12 deri 14 orë, pra duke agjëruar.

(Kosova Sot Online)