Jo pa arsye është cilësuar si bima e pavdekshmërisë
Aloe vera është bimë e preferuar në shumë ambiente dhe është më shumë se sa një shëruese plagësh.
ALOE VERA, SI NJË PREJ BIMËVE MË TË MIRA NATYRALE
Aloe vera ka efekt kundër inflamacioneve, baktereve, si analgjetik dhe kundër mikrobeve, që edhe shpjegon faktin se përse egjiptianët e kanë konsideruar si bimë të pavdekshmërisë.
BURIM PËR VITAMINA DHE ANTIOKSIDUES
Aloe vera është e pasur me vitamina A, B1, B2, B6, B12, C dhe E, po ashtu përmban edhe acid folik dhe kolinë. Mungesa e vitaminës B12 mund të jetë e zakonshme te njerëzit më të moshuar se 65 vjeç, derisa këtë vitaminë e hasni në këtë bimë.
BURIM PËR MINERALE
Përveçse është e pasur me vitamina, aloe vera është e pasur edhe me shumë minerale, si bakër, magnez, kalium, kalcium, zink, mangan, krom dhe selen. Këto minerale punojnë në funksionalizimin dhe forcimin e rrugëve metabolike që i mbajnë qelizat në gjendje të shkëlqyeshme. Aloe vera përmirëson detoksimin e mëlçisë dhe veshkave lehtëson kapsllëkun, qetëson aknet, forcon shëndetin e zemrës dhe e forcon sistemin imun.
(Kosova Sot Online)