Ushqimet më të shëndetshme për organizmin e njeriut
Kur t'i përzgjidhni ushqimet, gjithmonë është më mirë të përcaktoheni për ushqime natyrale, në vend të atyre të blera.
PERIMET
Perimet më të mira janë ato me ngjyrën e errët, si spinaqi, lakra jeshile dhe brokoli. Këto janë ushqimet më të shëndetshme në planet, të mbushura me vitamina, minerale dhe fitokemikate që ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave dhe sistemit imun.
BISHTAJAT
Bizelet, fasulja e zezë dhe fasulja 'pinto', janë alternativa e shëndetshme kur kombinohen me drithëra dhe me bishtaja. Janë shumë të pasura me fibra dhe proteina të perimeve. Jo vetëm kjo, konsumimi i fasuleve të ziera lidhet edhe me reduktimin e rrezikut për sëmundje kronike dhe mbipeshë.
FRUTAT E MALIT
Pigmentet e errëta të boronicave, mjedrave dhe manaferrave, po ashtu edhe dredhëzave, ofrojnë polifenole dhe antocianinë që ofrojnë veti me antioksidues. Boronicat po ashtu janë të pasura me vitamina C dhe përmbajnë pak kalori. Mjedrat në veçanti janë të pasura me antioksidues dhe ndërlidhen me reduktimin e rrezikut për sëmundje të zemrës dhe demencë.
DRITHËRAT
Tërshëra është e pasur me aminoacidet omega 3, acid folik, fibra dhe kalium, që e bën një ushqim të shëndetshëm për të pasur një zemër të shëndetshme, që e ul kolesterolin dhe shkrinë yndyrën. Shmangni paketimet e blera që kanë shumë sheqer të shtuar. Në vend të kësaj, hani bollgur të thjeshtë me fruta dhe me mjaltë.
PESHK DHE USHQIM DETI
Ushqimi i detit mund të jetë lloji më i shëndetshëm për proteina që mund të gjeni. Mbushur me aminoacide omega 3, redukton inflamacionet në gjak, rregullojnë shtypjen e gjakut dhe reduktojnë rrezikun për sëmundjet si sindroma e zorrëve të irrituara.
JOGURTI GREK
Me dy herë më shumë proteina se sa jogurti i rregullt, jogurti grek do t'ju ngopë më gjatë derisa është edhe burim i mirë për kalcium. Opsioni më i mirë për të blerë është jogurti grek me përqindje të ultë të yndyrës, pasi përmban më shumë proteina dhe më pak yndyrë.
(Kosova Sot Online)