Nëse vuani nga këto dhembje, atëherë këto janë ilaçet natyrale që ju nevojiten
Kur t'ju kapë dhimbja e kokës apo ndonjë ftohje, gjëja e parë që ju bie ndërmend është të pini ilaçe. Por, a keni menduar ndonjëherë për përdorimin e disa ushqimeve që i keni në kuzhinë për të shëruar dhimbjet në mënyrë natyrale.
URTHI
Bimët e hidhura si kurkuma ju ndihmojnë në stimulimin e lëngjeve tretëse dhe të parandalojnë grumbullimin e thartirës. Nëse e përdorni kurkumën si ilaç, merrni dy deri tri kapsula kurkumë (që janë të pranishme në dyqanet e ushqimeve të shëndetshme) para shujtës.
DHIMBJET E KOKËS
Përgatitni çaj nga rozmarina që ndihmon zgjerimin e enëve të gjakut. Përdorni një lugë rozmarinë në një gotë ujë të ngrohtë, e mbuloni dhe e lini të qëndrojë për 10 minuta, e më pas e procedoni. Po ashtu, ndikon edhe xhenxhefili që bllokon substancën që ndalon zgjerimin e enëve.
INFLAMACIONET E SINUSEVE
Nëse nga hunda keni sekretim të bardhë, ju nevojitet një bimë e thatë si trumza. Trumza është antiseptik i fortë dhe ilaç tradicional për infeksionet respiratore. Pini një gotë çaj nga trumza. Shtoni 1-2 lugë trumzë në një gotë ujë të valuar dhe e lini të pushojë për 10 minuta. Më pas e procedoni dhe e pini tre herë në ditë.
KAFSHIMI NGA INSEKTET
Ftohni kafshimet e insekteve me ndihmën e mentës. Një pike vaji eterik të mentës e vendosni drejtpërdrejt në vendin e kafshuar, do të ndjeni lehtësim të menjëhershëm. Menta e ftoh hapësirën që parandalon ndjenjën e të kruarave dhe të ënjturat.
FTOHJET
Kombinoni 30 gramë xhenxhefil të freskët e të bluar, një shkop të bluar të kanellës dhe një lugë me fara koriandri, 3 karafila, një rriskë limoni si dhe gjysmë litër me ujë, i vloni për pesëmbëdhjetë minuta në një zjarr të lehtë. E procedoni dhe e pini të ngrohtë çdo dy orë.
(Kosova Sot Online)