Melhemi çudibërës që shëron pothuajse gjithçka

  • E.k /
  • 31 December 2022 - 11:35
Melhemi çudibërës që shëron pothuajse gjithçka

Me këtë melhem mund të shëroni bronkitisin, të ënjturat, plagët e hapura, të çarat nëpër duar dhe këmbë, inflamacionin e vezoreve, e edhe të djegurat. Kjo krem është krejt e parrezikshme dhe nuk ka efekte të dëmshme anësore. Është e thjeshtë për ta përdorur dhe po aq e thjeshtë për ta përgatitur. Për përgatitjen e melhemit ju nevojiten: 1 vezë (e zier, sepse ju nevojitet vetëm të kuqtë të cilët duhet shtypur); 400 ml vaj bimor (vaj ulliri apo ndonjë tjetër); 60 gramë dyllë të bletëve.

Përgatitja:

Në enë hidhni vaj, e aty hidhni dyllin në zjarr të lehtë. Kur të vlojë, hidhni të kuqtë e vezës në vajin me dyllë. Kur vaji të qetësohet, përzëri e ktheni në zjarr dhe vazhdoni duke e përzier, shtoni të kuqtë. Masa duhet ta ndryshojë ngjyrën. Atëherë e hiqni nga zjarri dhe e lini të pushojë për 20 minuta. Procedoni në garzë. Kur të jetë ftohur, e vendosni në kavanoz, e në frigorifer të qëndrojë deri dhjetë muaj. Për inflamacionet e sinuseve hidhni disa pika të tretura në hundë. Për bronkitis apo të thatë, konsumoni gjysmë luge tre herë në ditë para secilës shujtë. Në rast të djegurave, dhimbjeve të dhëmbit apo plagëve e aplikoni drejtpërdrejt.

(Kosova Sot Online)