
Lexoni edhe:
Kjo ishte paraqitja e Adelina Ismailit për Vitin e Ri
Izolimi i shtëpive për ta përmirësuar efikasitetin e energjisë gjithashtu mban më shumë radon brenda dhe mund të çojë drejt një rreziku më të lartë nga kanceri i mushkërive, pohohet në një studim të ri të bazuar në modelim. Shumë masa që merren për efikasitet të energjisë, siç është vendosja shiritave në korniza të dyerve, reduktojnë qarkullimin e ajrit, ka thënë autori i studimit, Paul Wilkinson, nga shkolla për higjienë dhe mjekësi tropikale në Londër.
Kjo ishte paraqitja e Adelina Ismailit për Vitin e RiLexoni edhe:
Radoni, gaz ky që prodhohet nga uraniumi natyral në dhe e ujë, është i njohur si gaz që e rrit rrezikun nga kanceri i mushkërive, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Është i pranishëm në shumë shtëpi në sasi të ndryshme. Agjencia amerikane për mbrojtje të mjedisit vlerëson që radoni kontribuon në deri 21 mijë raste të vdekjeve në vit, kryesisht në mesin e njerëzve që konsumojnë duhan.
(Kosova Sot Online)