Me këto receta natyrale dhimbjet e kokës i takojnë së kaluarës
Secila ftohje fillon me temperaturë të lartë dhe dhimbje të kokës. Edhe shtypja e lartë e shkakton dhimbjen e kokës. Në vijim ju sjellim disa ilaçe natyrale si t'i ndaloni dhimbjet e kokës
1. Rreth 2-3 kokë qepë i bluani në makinën për bluarje të mishit. Kjo më pas përzihet me vaj dhe ia shtoni pak kripë. Me këtë përzierje i bëni masazh kokës, e më pas kjo masë derdhet në një peshqir të lehtë dhe e lidhni në kokë. Sipër peshqirit lidhet një shami dhe shtrihuni.
2. Rrënjën e luleradhiqes dhe të trumzës, një lugë nenexhik. Të gjitha këto i përzieni dhe me dy lugë nga kjo përzierje përzieni edhe 2 decilitra të vluar dhe e lini për 10-15 minuta. Pas kësaj e kulloni dhe e pini të ftohtë disa herë në ditë.
3. Nga një limon i madh shtrydhni lëngun të cilin më pas do ta përzieni me një lugë kafe të bluar. Këtë përzierje e pini dhe më pas shtriheni.
4. Disa gjethe të lakrës i vendosni në furrë për t'u zbutur dhe për t'u ngrohur. Me këtë mbështillni ballin dhe pjesën e pasme të kokës tre herë në ditë, derisa të kalojë dhimbja.
5. Dhimbjet që jua bëjnë kokën të pëlcasë, dhëmbët e veshtë, do të ndalojë nëse në tigan hidhni një lugë lëvore të bluar të hudhrës, të qepës, lule kamomili, boronicë dhe rozmarinë. Hidhni pak vaj, i ngrohni, më pas e konsumoni.
(Kosova Sot Online)