
Lexoni edhe:
Florenti, Alfredi, Shpetimi e fillojn janarin me një moto për foto
Kjo bimë konsiderohet si një nga erëzat më të mira për zemër, sepse ul nivelin e kolesterolit. Borziloku është erëz që ka ndikim fantastik në shëndet dhe organizëm. Zbut ftohjen, kontribuon në shëndetin e zemrës, veshkave, syve dhe dhëmbëve, ndihmon edhe në shërimin e kancerit.
ZBUT SIMPTOMAT E FTOHJES
Marrë parasysh se borziloku ka veti kundër baktereve, gjethet e borzilokut në mënyrë efektive shërojnë inflamacionet dhe temperaturën e lartë. Zieni gjethet e borzilokut në çaj dhe i pini ngadalë.
Florenti, Alfredi, Shpetimi e fillojn janarin me një moto për fotoLexoni edhe:
SHËRON FYTIN E PEZMATUAR
Nëse keni pësuar pezmatim në fyt, është mirë të shpëlani fytin me ujë të vakët, i cili ka qenë i përzier me borzilok. Ndikon kundër inflamacioneve dhe lehtëson simptomat.
KONTRIBUON NË SHËNDETIN E ZEMRËS
Me konsumimin e borzilokut në organizëm zvogëlohet niveli i kolesterolit dhe konsiderohet si një nga erëzat më të shëndetshme për zemër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Ul rrezikun nga sulmi në zemër dhe sëmundjet kardiovaskulare.
PËRMIRËSON PUNËN E VESHKAVE
Borziloku forcon veshkat dhe është i shkëlqyeshëm në luftën kundër gurëve në veshka.
(Kosova Sot Online)