Spinaqi ruan organizmin nga sëmundjet e ndryshme
Spinaqi ka efekt të madh dhe domethënës në organizmin e njeriut. Kjo perime e gjelbër është e pasur me shumë vitamina e minerale si vitamina A, B, C, E, acid folik, përplot me hekur, mangan dhe kalium. Spinaqi përmban edhe luteinë dhe zeaksantinë që ia japin mundësinë për të luftuar sëmundjet e ndryshme.
E vetmja gjë që duhet pasur kujdes është që këtë perime nuk guxoni ta ringrohni përsëri. Spinaqi përmban nitrate që kur ngrohen kalojnë në nitrite që janë kancerogjene për organizmin e njeriut. Po ashtu, konsumimi i spinaqit shton efektin e shëndetshëm, nëse e kombinoni me prodhime të qumështit.
(Kosova Sot Online)