Aspirina ndihmon në trajtimin e tumorit të trurit

  • A.P /
  • 11 January 2023 - 14:44
Aspirina ndihmon në trajtimin e tumorit të trurit

Aspirina ka gjasa që ta ngadalësojë zhvillimin e një lloji të tumorit jo kancerogjen të trurit që mundet të çojë deri te humbja e dëgjimit, tringëllima në veshë e madje edhe deri te vdekja, sipas një studimi të ri. Për studimin, i cili është publikuar në zhurnalin 'Otology and Neurotology', hulumtuesit kanë analizuar të dhënat e gati 700 njerëzve që ishin diagnostikuar me neuroma akustike.

 

Nuk ekzistojnë ilaçe të aprovuara për trajtimin e këtyre tumoreve, të cilët rriten në nervat që lidhin trurin me veshët, kanë thënë hulumtuesit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Opsionet aktuale të trajtimit përfshijnë operacionin ose terapinë rrezatuese, të cilat mund të shkaktojnë komplikime serioze. Analiza e tyre ka zbuluar që shkalla e rritjes së tumorit ishte më e ngadalshme te pacientët që kanë përdorur aspirinë sesa te ata që nuk e kanë përdorur këtë ilaç. Mosha dhe gjinia nuk kanë pasur ndikim në zbulimin. 

(Kosova Sot Online)