Ilaçet natyrale për rregullimin e hormoneve
Studimet shkencore kanë dëshmuar se bimë të caktuara ndikojnë pozitivisht në punën e hormoneve, ju sjellim recetat natyrale.
UJË I NGROHTË ME LIMON
Uji i ngrohtë nxit humbjen në peshë, heq helmet nga organizmi, përmirëson imunitetin, gjendjen e lëkurës dhe tretjen. Limoni ndihmon që të shmanget dehidrimi dhe përmirësohet tretja.
ÇAJ NGA GJETHET E MJEDRËS
Gjethet e mjedrës që moti janë përdorur për forcimin e muskujve të mitrës. Studimet shkencore kanë dëshmuar se kjo bimë ndikon pozitivisht edhe në punën e hormoneve. Receta është e thjeshtë: një lugë me gjethe të mjedrës (mund të përdoren edhe të thata) me 200 ml ujë të vluar dhe e lini të pushojë për 10 minuta. Këtë çaj mos e pini para gjumit.
QUMËSHTI I ARTË
Qumështi i artë përmirëson imunitetin dhe sjell ekuilibër të hormoneve në organizëm. Ky lëng ngroh, freskon dhe qetëson, përbëhet nga kurkuma, vaji i kokosit dhe ëmbëltues, që përbëjnë kombinimin për rregullimin e hormoneve dhe ndikojnë mirë në organizëm.
(Kosova Sot Online)