Kungulleshka redukton procesin e plakjes

  • A.P /
  • 12 January 2023 - 14:52
Kungulleshka redukton procesin e plakjes

Kungulleshkat janë bimë, në të cilat ndaras gjenden lule femërore dhe mashkullore. Kungulleshka mund të konsumohet në mënyra të ndryshme, ndërsa mbron nga sëmundjet dhe rrit sasinë e vitaminave në organizëm. Konsiderohet edhe si bimë që redukton procesin e plakjes, pasi që përmban shumë fibra, ujë dhe antioksidues. Të gjitha këto largojnë materiet e dëmshme nga organizmi siç janë radikalet e lira dhe helmet.

 

Kungulleshkat kanë edhe disa fakte të tjera të dobishme:

1. Një filxhan me kungulleshkë të prerë përmban vetëm 19 kalori. 2. Lulet e kungulleshkës mund të hahen, e ky është një fakt shumë pak i njohur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Lulet janë të pasura me vitaminë C dhe me fibra që kanë vlerë të lartë ushqyese. 3. Kungulleshka është e mirë për zemër, pasi që përmban kalium. Një kungulleshkë përmban 8 për qind të dozës ditore të kaliumit, që është mineral i rëndësishëm për organizmin. Ndihmon në kontrollimin e shtypjes së gjakut dhe në reduktimin e veprimit të dëmshëm të kripës. Vitamina C parandalon zhvillimin e droçkave në gjak.

(Kosova Sot Online)