Si ta mposhtni pagjumësinë pa ilaçe
Pagjumësia paraqet një problem të madh, mundet të na ngadalësojë në jetën e përditshme dhe në funksionimin ditor normal. Përkundër kësaj, shumë njerëz shmangin ilaçet e gjumit. Provoni qasjen popullore. Kundër pagjumësisë duhet të filloni betejën disa orë para se të shkoni në shtrat. Për fillim duhet të hani ushqim të pasur me substancën triptofan, me aminoacide që prodhojnë serotoninë, e serotonina ndihmon të futemi në gjumë.
Ushqimi i pasur me triptofan është mishi i pulës, gjeldetit dhe bananet. Nga ana tjetër, karbohidratet i ndihmojnë triptofanit që më lehtë të vjen deri në tru, kështu që me këto ushqime mund të konsumoni edhe një gotë qumësht të ngrohtë me një lugë mjaltë apo keksë. Para gjumit shmangni shujtat e mëdha sepse ju nevojitet më shumë kohë të tretni gjithçka e kjo ju pengon një gjumë cilësor.
Ushqimi i erëzuar dhe shumë i ëmbël po ashtu nuk është ide e mirë. Kjo mundet t'jua irritojë stomakun, derisa sheqernat mund t'ju bëjnë hiperaktiv. Valeriana është një bimë e njohur që ndikon kundër pagjumësisë. Para gjumit mund të konsumoni dy kapsula apo të zieni edhe çaj nga kjo bimë për një gjumë të rehatshëm.
(Kosova Sot Online)