Lëngjet e perimeve, më të shëndetshme në vjeshtë dhe dimër

  • E.k /
  • 14 January 2023 - 11:22
Lëngjet e perimeve, më të shëndetshme në vjeshtë dhe dimër

LËNGU NGA KAROTA

Ky lëng kontribuon në normalizimin e të gjitha funksioneve në trup. Është burimi më i mirë për vitamina A. I shkëlqyeshëm për sytë, e hap oreksin, ndalon kollën, forcon thonjtë. Përgatitja: gjysmë kilogrami karota e shtypni edhe e procedoni përmes garzës së pastër. Me karotë mund të kombinoni edhe lëngun e freskët të shtrydhur nga limoni, portokalli ose mollët.

LËNGU NGA RREPA E BARDHË

Në mënyrë që nga rrepa e bardhë të fitoni lëngun, e preni në copëza dhe e lini që të pushojë për disa orë, e shtrydhni, e më pas e konsumoni në gllënjka të vogla.

LËNGU NGA QEPA

Copëtoni dhe shtypni një qepë të madhe, ia nxirrni lëngun, sipas shijes i shtoni pak mjaltë dhe e lini të pushojë gjatë natës. Ditën vijuese e shtrydhni përsëri dhe e konsumoni çdo dy orë nga dy lëngë nga qepa.

LËNG PANXHARI

Panxhari së pari qërohet, e më pas e shtrydhni. Lëngun nuk është mirë ta konsumoni të vetëm, por e pini në kombinim me lëng nga mollët apo karota. Konsumohet nga gjysmë gote apo dy herë në ditë për dhjetë ditë rresht.

LËNGU I LAKRËS

Nevojiten gjysmë kilogrami lakër të freskët, një limon dhe shumë pak kripë. Lakrën e pastroni ose e shtypni (apo ta bluani), hidhni pak kripë dhe e lini të qëndrojë për të lëshuar lëngun, e procedoni nëpër garzë dhe ia shtoni lëngun e limonit. E pini nga gjysmë gote një apo dy herë në ditë për dhjetë ditë rresht.

LËNGU NGA SELINO DHE KAROTA

Shtrydhni rreth 100 gramë karota dhe 100 gramë selino. E lini të qëndrojë, e më pas e procedoni. Lëngun e konsumoni porsa ta shtrydhni, sepse për qëndrim të gjatë i humb vlerat ushqyese

Lëngjet e freskëta të perimeve janë plotësim për ushqimin, të pasura me vitamina. Përgatitja e tyre është e thjeshtë, e në vijim ju sjellim recetat.

(Kosova Sot Online)