Lexoni edhe:
Sibel Can dhe hiti i saj 'Padisah'
Nëse ushqimi nuk e ka aromën që e kishte dikur dhe parfumi ju duket se ka humbur në aromë, atëherë seriozisht jeni të sëmurë. Meshkujt dhe femrat që kanë humbur ndjenjën shqisës së të nuhaturit për gjashtë herë më shumë se të tjerët kanë gjasa të vdesin brenda pesë vjetësh, zbulon studimi i fundit. Pamundësia për ta dalluar aromën e peshkut, trëndafilit, lëkurës, portokallit dhe mentës, mundet ta parashikojë vdekjen brenda pesë vjetësh. Studiuesit amerikanë kanë thënë se nëse kjo veti nuk e cakton vdekjen, atëherë kjo me siguri tregon se diçka me ju me të vërtetë nuk është në rregull dhe se seriozisht jeni të sëmurë.
Sibel Can dhe hiti i saj 'Padisah'Lexoni edhe:
Ata besojnë që një test i thjeshtë do të mund të përdorej për t'i identifikuar sidomos pensionistët, të cilët janë të rrezikuar nga vdekja. Studiuesi nga universiteti i Çikagos, transmeton gazeta “Kosova Sot Online” Jayant Pinto, thotë: 'Nga të gjitha shqisat njerëzore, nuhatja është më e paparashikueshmja, derisa të humbet'. Por, ekspertët këshillojnë njerëzit që të mos bëjnë panik dhe pohojnë se hulumtime të tjera do të bëhen për të konfirmuar lidhjet midis shqisës së të nuhaturit dhe vdekjes së hershme.
(Kosova Sot Online)