Çfarë ndodh me trupin nëse çdo ditë konsumoni banane?
Bananet përmbajnë shumë kalium, fibra, vitamina C dhe B6, që ofrojnë shumë veti të dobishme.
PËR SHTYPJEN E GJAKUT
Kur të dëshironi të keni nivelin optimal të shtypjes së gjakut, konsumoni një banane për çdo ditë. Mendohet se më pak se dy për qind e personave të rritur konsumojnë mjaftueshëm kalium, që ndikon në rritjen e shtypjes së gjakut.
ULIN RREZIKUN NGA SËMUNDJET MALINJE
Konsumimi i pemëve dhe perimeve të freskëta me të madhe ul rrezikun për t'u prekur nga sëmundjet malinje, sepse këto ushqime nuk janë të pasura me natrium, sheqer të rafinuar dhe ngjyra artificiale. Konkretisht, bananet janë të pasura me vitamina C, që ndihmojnë në luftën kundër formimit të radikaleve të lira, që njihen si shkaktar të kancerit. Po ashtu, përmbajnë edhe shumë fibra, që me konsumimi e tyre ulet rreziku për t'u prekur nga kanceri në zorrë të trashë.
NDIKOJNË MIRË NË ZEMËR
Prania e sasisë së madhe të sodiumit në organizëm negativisht ndikon në punën e zemrës. Ngritja e nivelit të kaliumit dhe zvogëlimi i sodiumit me gjasë është ndryshimi më i mirë për të ulur rrezikun nga semundjet kardiovaslulare.
(Kosova Sot Online)