A kanë gjetur shkencëtarët ilaçin për diabetin tipi 1?

  • A.P /
  • 23 January 2023 - 14:29
A kanë gjetur shkencëtarët ilaçin për diabetin tipi 1?

Shërimi për diabetin, tipi 1, është një hap më afër, pasi që shkencëtarët ia kanë dalë ta menaxhojnë ndaljen e gjendjes, për së paku gjashtë muaj, falë qelizave që prodhojnë insulinë. Ekspertët nga spitalet amerikane dhe institucionet, përfshirë edhe ata nga "Harvard University", ia kanë dalë t'i transplantojnë qelizat te minjtë laboratorikë, që përnjëherë ia kanë filluar të prodhojnë insulinë.

 

Ekipi i shkencëtarëve po ashtu ishte në gjendje të demonstrojnë se ata kishin mundur t'i parandalojnë qelizat, që të shndërrohen në qelizat e papërdorshme nga sistemi imun, që me efekt ishte 'shkyçur', falë punës shkencore. Kjo do të thotë se shërimi për diabetin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, tipi 1, që prek 400,000 njerëz në Britani - është shumë afër. Tani shkencëtarët janë duke punuar që rezultatet t'i përsëritin te njerëzit.

Zbulimet janë ndërtuar në lajmin nga fundi i vitit 2014, ku ekspertët kanë zbuluar si të prodhojnë qeliza në sasi të madhe, që prodhojnë insulinë. Njeriu që ka udhëhequr me zbulimin - profesori nga Harvardi, Doug Melton, i cili ka provuar ta gjejë shërimin që nga momenti, kur djali i tij si foshnjë është diagnostikuar me diabet, tipi 1 - po ashtu ka punuar edhe në studime të tjera.

(Kosova Sot Online)