Lexoni edhe:
'Hala jam e përparshmja' thotë Monika Salihu
Një rajon i rishikuar në qelizat e trurit është zbuluar se përmban një "damar amë" me gjene që ndërlidhen me autizmin, bëjnë të ditur shkencëtarët. Ky grup i gjeneve që kanë krijuar mutacion ofrojnë objektiva për ilaçe të freskëta për këtë çrregullim, thuhet në studimin e fundit. Një ekip nga universiteti i Kalifornisë në Los Anxhelos ka zbuluar se kjo do të mund të ndihmonte në zbulimin e tretmanëve të reja kundër autizmit. Autori kryesor i studimit, Dr. Kelsey Martin, profesor kimisë biologjike, ka thënë: 'Zbulimi ynë do të ofrojë dritë rreth asaj se si mutacionet gjenetike dërgojnë te autizmi.
'Hala jam e përparshmja' thotë Monika SalihuLexoni edhe:
Para se ta zhvillojmë një terapi efektive për t'i qëlluar gjenet, së pari duhet ta kuptojmë mënyrën se si gjenet operojnë në qelizë". Shkencëtarët ishin përqendruar në gjenin e quajtur 'Rbfox1'. Gjeni rregullon mënyrën se si qelizat prodhojnë proteina dhe cilat janë ato fuqi punuese molekulare që performojnë detyra esenciale në qelizë. Proteinat po ashtu ndihmojnë në formën e organeve të trupit - si truri dhe indet. Bashkë-autori i studimit, Dr. Daniel Geschwind, profesor i gjenetikës, neurologjisë dhe psikiatrisë, ka thënë: "Identifikimi i funksionimit të gjenit është kritik për mjekësinë molekulare. Kolegët e mi e kanë zbuluar se gjeni "Rbfox1" ka një funksion të tërë.
(Kosova Sot Online)