6 shenjat befasuese të depresionit

  • E.k /
  • 01 February 2023 - 10:48
6 shenjat befasuese të depresionit

Shumica prej nesh depresionin klasik e dallojnë në bazë të mungesës së vullnetit dhe pikëllimit. Por, çfarë nëse krejt befasisht filloni të ndjeni dhimbje në stomak. Në vijim ju paraqesim gjashtë shenja befasuese se jeni në depresion.

DHIMBJET

Depresioni dhe dhimbja i ndajnë disa nga rrugët e njëjta biologjike të neurotransmetuesve. Rreth 75 për qind e atyre që vuajnë nga depresioni njëkohësisht vuajnë edhe nga dhimbjet kronike (apo dhimbjet që zakonisht kthehen). Hulumtimet tregojnë se personat e përmendur katër herë më shumë janë të prirë për të pasur dhimbje në qafë dhe në pjesën e poshtme të shpinës. Po ashtu, dhimbjet e kokës dhe në stomak janë të shpeshta, si dhe ndjeshmëria në dhimbje.

KENI "FITIL TË SHKURTËR"

Nëse përnjëherë bëheni të mllefosur shkaku i aksidentit më të vogël, apo ndoshta për ju është shndërruar në gjendje krejt normale që të jeni të mllefosur dhe të nervozuar, atëherë ndoshta jeni person në depresion. Hulumtimet tregojnë se personat që vuajnë nga depresioni kanë ndjenjën se janë të armiqësuar dhe të zemëruar.

NUK NDIENI ASGJË

Jeni krejt "neutral"? Shumica prej nesh ka motivim që në mëngjes të ngrihet prej shtratit, qoftë fjala për punë, ushtrime, shoqërim, përgatitjen e kafjallit dhe diçka të ngjashme. Mirëpo, te personat që vuajnë nga depresioni kjo nuk ndodh. Po ashtu, gjërat që dikur i kanë sjell buzëqeshje apo lot në fytyrë, tash nuk ekzistojnë. Kjo sjellje është shenjë e depresionit dhe na bën të ftohtë dhe na largon nga të tjerët.

"TË NGECUR" NË RRJETET SHOQËRORE

Ndoshta luani bixhoz apo blini shpesh… Në fakt, krejt me çfarë e teproni. Hulumtimet kanë treguar se personat që janë të dhënë shumë pas rrjeteve shoqërore në fakt vuajnë nga depresioni. Ndihen më ndryshe dhe largohen nga ambientet e brendshme njerëzore, duke u zhvendosur në botën e tyre, për t'ju ikur ndjenjave dhe mendimeve.

KOKËN E KENI TË MJEGULLUAR!

Ë ndërroni shumë kohët e fundit? Se po bëheni yll filmi, jeni dashuruar marrëzisht, se si shoqja e fëmijës suaj është më e "mençur"? Hulumtimet tregojnë se më të lumtur jemi atëherë kur mendjet na janë të përqendruara në gjendjen e tashme. Kur mendimet luhaten poshtë dhe lart, kjo shpeshherë mund të shkaktojë brengë dhe ankthe.

NUK JENI TË VENDOSUR!

P ër çdo ditë marrim shumë vendime, me apo pa vetëdije. Të zgjohemi apo ta shtyjmë edhe pak alarmin? Për kafjall të hamë vezë apo flluska? Ta shikojmë televizorin apo ta lexojmë një libër? Kur jemi në depresion, këto procese kognitive bëhet të vështira. Gjërat e vogla, përreth së cilave zakonisht nuk mendojmë shumë, përnjëherë.

(Kosova Sot Online)