
Lexoni edhe:
Bebe zyrtarisht paralajmëron
Brokoli është përplot minerale, si kalcium, kalium, hekur dhe magnez, dhe është përplot me acid folik (të mirë kundër stresit). Pasi përmban dy herë më shumë vitaminë C se sa spinaqi dhe limoni, ndikon mirë n forcimin e sistemit imun. Pastron mëlçinë dhe është i pasur me celulozë, që stimulon punën e zorrëve.
Bebe zyrtarisht paralajmëronLexoni edhe:
Pos kësaj, përmban edhe fibra, që ulin rrezikun nga kanceri, sidomos mbron nga kanceri në zorrë të trashë. Më së miri duhet ta gatuani në avull (6 deri 8 minuta në temperaturën maksimale).
Kështu i ruhen vlerat ushqyese. Brokoli ndihmon në shërimin e sëmundjeve të zemrës, përmirëson shikimin, dhe mbron nga gripi dhe ftohjet. Pasi është i pasur me vitaminën B9, këshillohet që të gjithë ata që vuajnë nga anemia, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, ta konsumojnë. Brokoli në përbërjen e vet posedon të gjithë antioksiduesit e vet, ndërsa që konsumimi i tij ndikon në largimin e gurëve nga veshkat.
(Kosova Sot Online)