Zvogëloni dhimbjet në kyçin e dorës dhe në ligamente për pak minuta!
Nëse gjithë ditën punoni në kompjuter, jeni të ekspozuar sindromës së tunelit karpal, dhimbje kjo që shfaqet në kanalin e mbyllur duke bërë që ligamentet dhe kyçet e dorës të kenë dhimbje. Përmes këtyre kanaleve kalojnë enët e gjakut si dhe nervi medianus, të cilin kur e shtypni shkakton dhimbje, dridhje të gishtërinjve dhe kufizim të lëvizjes së shuplakave të dorës.
Shkaktarët e këtij sindromi janë të ndryshëm, nga disa dhimbje sistematike, si për shembull diabeti, artriti reumatoid e deri te tumoret në atë hapësirë. Shpeshherë shfaqet edhe gjatë shtatzënisë shkaku i grumbullimit të ujit në organizëm.
Simptomat fillojnë me dridhjet kaluese në gishtërinj, më së shpeshti gjatë natës apo edhe në mëngjes, e më pas do t'i ndjeni gjatë gjithë ditës. Të gjithë atyre që punojnë me kompjuter, u sugjerohet që pas çdo ore të marrin pushim dhe të pushojnë duart. Në fazën akute nevojitet qetësim dhe pushim, duhet t'i kurseni duart dhe të shmangni lodhjet. Njëkohësisht është mirë të vendosni kompresa të ftohta.
(Kosova Sot Online)