Hudhra, ilaçi i së ardhmes
Hudhra (lat. allium sativum) njihet si ushqim dhe si ilaç. Përmendet në shkrimet e lashta te popujt antikë të botës.
VETITË SHËRUESE
Përmes studimeve është vërtetuar se hudhra përmban rreth 200 materie active. Është e pasur me: alicinë, aminoacide, fibra bimore, yndyra bimore, vitamina A, vitamina B1 dhe B2, vitamina C, hekur, enzima, vaj eterik, jod, kalium, calcium, selen, squfur, fosfor.
PËRDORIMI NË USHQIM
Hudhra përdoret e papërpunuar, e zier, si shtesë në gjellë, por edhe si preparat për ruajtjen e ushqimeve nga prishja. Në mjekësinë popullore konsiderohet si ilaç universal për shumë sëmundje. Ekzistojnë tableta dhe kapsula për ata që nuk e durojnë aromën e tyre. Efekti i saj konsiderohet si i antibiotikëve më të fortë.
HUDHRA SHËRON KËTO SËMUNDJE
Aknet, artritin rinit, arterosklerozën, astmën, sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, sëmundjet e gojës dhe organeve të frymëmarrjes, bronkitin, ftohjen dhe gripin, dhimbjet e kokës, infeksionet me kërpudha, ngërçet, humbjen e përqendrimit, depresionin, difterinë, diabetin, kapsllëkun, infarktin, kollën, kolerën, shumë lloje të kancerit, sulmin në tru … e shumë të tjera.
(Kosova Sot Online)