Gjethe delli: eliksir për stomak
Preparati nga kjo bimë shëruese mund të përgatitet në këtë mënyrë: bluani 500 gr gjethe të freskëta dhe të pastruara të bimës gjedhe delli, e masën e fituar, së bashku me lëngun e saj, e përzieni me 1 kilogram mjaltë dhe 50 gr rrëshirë të imtësuar të propolisit.
E përzieni mirë dhe e lini të qëndrojë tre ditë. E përzieni kohë pas kohe me një lugë prej drurit. Këtë eliksir të përgatitur në këtë mënyrë e merrni tri herë në ditë, nga një lugë, 10 minuta para shujtave. Ky preparat natyral u sugjerohet edhe personave, që vuajnë prej sëmundjeve të organeve të frymëmarrjes, bronkitit dhe ata që dëshirojnë t'i pastrojnë rrugët e frymëmarrjes.
(Kosova Sot Online)