Artikulli që mposht të djegurat në gjoks
Për mungesë të acidit të lukthit duhet të hani kivi. Të djegurat në gjoks (urthi) është problem i sistemit tretës e disa dieta mund të ndihmojnë në këtë drejtim. Shmangni ushqimin e fërguar dhe ato me erëza, më pas shmangni pijet e gazuara, kafenë, alkoolin dhe agrumet, apo si thotë populli, të thartat. Por, pos ushqimit të cilin duhet ta shmangni, këtu janë edhe artikujt që mund ta zbutin problemin e djegieve në gjoks, e këto janë orizi, qumështi dhe qumështi i fermentuar, bademi, bananet, xhenxhefili, aloe vera dhe çaji nga kamomili, anisi, menta dhe pelini.
Çaji ndikon duke e qetësuar lukthin dhe në masë shtesë sekreton acidin e lukthit dhe e mbrojnë nga gastriti. Pos listës me ushqimet që duhet t'i shmangni dhe t'i konsumoni, me rëndësi është të keni kujdes në mënyrën se si ushqeheni. Sugjerohet që shujtat të jenë të vogla dhe të shpeshta dhe ta përtypni mirë ushqimin. Po ashtu do të ishte e dobishme të merrni uthull të mollës dhe ananas, por edhe kivi dhe papajë, përkatësisht pemët që përmbajnë enzima tretëse. As konsumimi i ushqimit të papërpunuar nuk është i mirëseardhur.
(Kosova Sot Online)