![Ja si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/26/200x200_auto_djathi16469160421714121255.jpg)
“Gazi i parajsës” shëron depresionin
![“Gazi i parajsës” shëron depresionin](/uploads/kosova-sot/images/2023/February/14/auto_quees-depresion1676365829.jpg)
Në bazë të rezultateve të hulumtimit, psikiatrit dhe anesteziologët nga universiteti "Washington" në Shën Luis, kanë vërtetuar se në dy të tretat e rasteve me depresion rezistent, inhalimi me një gaz ka sjellë përmirësim.
Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën "Biological Psychiatry". "Rezultatet tona duhet ta vërtetojnë, por besojmë se kjo bazë e mirë kalimtare dhe terapia me oksid azoti do të mund t'u ndihmonte personave që vuajnë nga depresioni", thotë Peter Nagele. Përparësitë e gazit të parajsës kanë efekte anësore si mundime dhe të vjella, të cilat shfaqen kur thithet gazi. Përmirësimet e pacientëve të cilët e kanë përdorur këtë terapi kishin zgjatur një javë, e asnjërit prej tyre nuk i ishte përkeqësuar gjendja pas përdorimit të këtij gazi.
(Kosova Sot Online)