![Ja si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/26/200x200_auto_djathi16469160421714121255.jpg)
Ushqimi që shëron pothuajse gjithçka, dikur u lejohej vetëm perandorëve
![Ushqimi që shëron pothuajse gjithçka, dikur u lejohej vetëm perandorëve](/uploads/kosova-sot/images/2023/February/16/auto_auto_orizizi16033485091676536568.jpg)
Në kohën e perandorëve kinezë, orizi i zi është kultivuar në sasi të vogla, sepse ishte i dedikuar vetëm familjeve të perandorëve, derisa populli nuk kishte guxuar ta kultivonte apo ta konsumonte, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
I pasur me nutriente
Nëse i zieni 60 mlg oriz të zi, përmban rreth 160 kalori, fitonutriente, dhe është burim për fibra, hekur, bakër dhe proteina.
Zvogëlon rrezikun nga sulmi në zemër
Orizi i zi ngjyrën e errët ia ka borxh antocianinës, përkatësisht antioksiduesve të fortë që shkrihen në ujë, parandalojnë krijimin e shtresave dhjamore në artere dhe kështu zvogëlojnë rrezikun nga sulmi në zemër.
Ruan shëndetin e syve
Vitamina E, një nga antioksiduesit që orizi i përmban, ruan qelizat e syve nga ndikimi i radikalëve të lirë, duke parandaluar sëmundjet e syve, si kataraktën, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Përmirëson kujtesën
Falë antioksiduesve që ka, orizi i zi përmirëson funksionin e trurit. Studimet në minj kanë treguar se ky ushqim ngadalëson plakjen e trurit.
Mbron mëlçinë
Konsumimi i orizit të zi ndihmon në pastrimin e organizmit dhe parandalon mëlçinë e yndyrshme. Pasi përmban fibra, orizi i zi parandalon kapsllëkun, fryrjet dhe dhimbjet që ndërlidhen me tretjen.
(Kosova Sot Online)