
Këto janë problemet të cilat mund t'i shkaktojnë bajamet

Bajamet janë pjesë e sistemit limfatik dhe ndihmojnë në mbrojtjen nga infeksionet. Janë linja e parë mbrojtëse nga mikroorganizmat në ajër dhe substancave të tjera, por nganjëherë edhe bajamet dinë të shkaktojnë probleme shëndetësore .
AROMA E KEQE NGA GOJA
Sipas të dhënave nga institucioni "National Institutes of Health", gjysma e popullatës botërore vuajnë nga aroma e keqe nga goja. Kjo mund të shfaqet edhe si pasojë e grumbullimit të gurëve në bajame. Aty mund të grumbullohen qelizat e vdekura dhe mukoza. Nga këto substanca shfaqen formacione të bardha të vendosura në bajame. Këto shtresa shkaktojnë aromën e keqe. Higjiena orale dhe pastrimi i dhëmbëve dy herë në ditë ndihmon në heqjen e këtyre shtresave.
PËRPIRJE ME DHIMBJE
Në shumicën e rasteve gurët në bajame janë të vegjël dhe nuk shkaktojnë pakënaqësi. Mirëpo, nëse janë më të mëdhenj, përpirjen ua vështirësojnë. Nëse janë të fortë, personat e caktuar mund ta kenë ndjesinë e objekteve të forta në fyt. Largimin e tyre mund ta bëni duke shpëlarë fytin me ujë me kripë, madje edhe me kollë.
(Kosova Sot Online)