8 ushqime që mund t'i hani para gjumit, ndihmojnë të humbni në peshë
FLLUSKAT
Një enë me flluska nga misri kanë rreth 200 kalori, lehtë treten dhe janë shumë të përshtatshme në shërimin e dhimbjeve në stomak.
PUDING ÇOKOLLATE
Një puding prej çokollatës të cilin mund ta blini në shitoret ku shiten ushqime të shëndetshme, ju ndihmon që të ëmbëltoheni para gjumit, e të mos shtoni në peshë.
JOGURTI GREK PA YNDYRË
Një gotë me jogurt grek pa yndyrë organizmit tuaj ia dhuron proteinat e nevojshme dhe jua lehtëson gjumin. Posedon probiotikë, qetëson zorrët dhe ndjenjën e urthit.
KAROTA
Karotat janë një ushqim shumë i shëndetshëm, që ju ndihmon të flini më lehtë e me këtë rast të konsumoni pak kalori.
MISHI I BARDHË
Dy pjesë të vogla me mish të bardhë do të jenë darka ideale për ju. Janë proteina të cilësisë së lartë me përmbajtje të ulët të yndyrës.
BANANET
Bananet janë një ushqim i përsosur i grimcuar, të cilat mund t'i konsumoni pak para se të shkoni në gjumë.
(Kosova Sot Online)